20.5 C
Tirana

Durrës : Zjarr në kabinën elektrike të një pallati, apartamentet “pushtohen” nga reja e tymit

Më datë:

Zjarri që ra paraditen e sotme në një kabinë elektrike ka alarmuar banorët e një pallati në qytetin e Durrësit.

Situata e krijuar në një nga pallatet e lagjes numër 5 të qytetit angazhoi jo vetëm forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit, po dhe ato të policisë që kanë ndihmuar disa nga banorët të largohen nga apartamentet e tyre.

Reja e tymit e shkaktuar nga zjarri ka depërtuar nëpër të gjitha apartamentet duke krijuar dhe probleme me frymëmarrjen, veçanërisht te banorët në moshën e tretë.

Sipas burimeve, dyshohet se zjarri në kabinën elektrike është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Për fat, përveç kabinës së dëmtuar, nuk ka pasur dëme në njerëz apo apartamentet e banimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...