Përmeti e Pogradeci i shtohen hartës së qyteteve të prekura me COVID 19

Më datë:

Ditën e sotme janë shënuar rastet e para pozitive me COVID 19 në Pogradec e Përmet.

Mësohet se rasti i parë në Përmet është kontakt i policit përmetar në Elbasan.

Mësohet se 60 vjeçari i prekur ka qënë bashkë me policin në një festë në Frashër.

Ndërsa në Pogradec, bëhet e ditur se janë 3 raste të cilat janë të shpërndara brenda qytetit.

Sipas të dhënave këto raste nuk kanë patur kontakte dhe as kanë marrë shërbim mjekësor në QSUT.

Nga Pogradeci u dërguan 8 tampone nga të cilat ditën e sotme dolën 3 pozitivë.

Nga ana e mjekëve epidemiologë po behet hetimi dhe izolimi i familjarëve apo kontakteve të afërta të te 3 rasteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...