Rama: Projekti do materializohet shpejt, në atë rrëpirë gjyshi im fitonte gara me shoferët e konsullatave

Më datë:

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin që i bëri garës ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, deklaroi se projekti do të materializohet shumë shpejt.

“Ne jemi sot gati të materializojmë projektin e gjithë rivierës joniane. ne kemi bërë shumë e do bëjmë për të tërhequr vizitorët e huaj. Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet. Edhe Aeroporti i Sarandës do të ndërtohet, ndërsa kyçi mbetet Llogaraja. Është bërë punë mbresëlënëse nga ministrja për të bërë një projekt sa më të mirë. Rruga më e mirë ishte që të cohet deri në fund projekti nga qeveria e të financohet nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se qeveria e shkuar kishte lënë rrugët rrugëve, duke mos arritur dot të bëjë projekte të rëndësishme për jugun e vendit.

“Qeveria më herët ka bërë projekte skandaloze, gjë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe iu jemi rikthyer projekteve. I gjetëm rrugët të lëna rrugëve. Kishte projekte komedie. Qeveria më herët nuk ndërhynte, sepse nuk donte të prishte objekte që i kishin “të vetat”. Tashmë Llogaraja është mozaik që po merr formë. Më pas vijmë tek rruga Orikum – Dukat e do vazhdohet me investimet në fshatrat e bregut. Po punohet për planin e zhvillimit në disa segmente. Bregdeti i Orikumit do të jetë me standarde deri poshtë në Borsh. Aktualisht po punohet në shëtitoren e Sarandës. Kemi nisur asfaltimin e Bypass-in e Vlorës. Edhe Byppasi i Fierit është përfunduar. Do bëjmë rrugë nga Miloti në Fier, ndërsa më tej do lidhet me Shëngjinin që shkon deri në Mal të Zi e na jep zhvillim turizmi”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama deklaroi se ndërtimi i tunelit të Llogarasë do të hapë vende të reja pune.

“Tuneli rrit në 11 mijë vendet e punës. Të gjitha këto vepra janë krejt ndryshe të ndërtuara nuk janë rrugë të lëna rrugëve. Janë ndërtuar mbi siguri të rëndësishme. Janë shumë gjëra për t’u bërë për Vlorën e Sarandën por edhe për Shqipërinë, por dua t’ju kujtoj se ndërsa sot flasim për projekte, përpara disa vitesh në Vlorë hyje fshehtazi.

Në këtë qytet kanë hyrë e kanë dalë figura me rëndësi e hyje në qytet fshehurazi, ku duhet të kapërceje fshehtas dhe kur shikoje drite thoshe ‘shyqyr që dola gjallë’. Sot Vlora dhe zona përreth janë bërë atraksion i madh. Sot fshatrat e jugut po transformohen dhe turizmi po merr hov në mënyrë të rëndësishme. Po ashtu, edhe vizitorët e huaj do e kenë më të lehtë të bëjnë pushime në jug të Shqipërisë. Kemi edhe projektin e Korridorit blu”, tha Rama.

Edi Rama ndër të tjera kujtoi se në Vlorë kanë kaluar figura të rëndësishme politike e kulturore, duke përmendur edhe faktin se gjyshi i tij fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave.

“Në rrëpirën e Llogarasë gjyshi im fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave, por ajo është rrëpirë për shoferë që duhet të provojnë sa të gjatë e kanë jetën, jo për turistë që vijnë për tu qetësuar dhe ushqyer me energji pozitive veten dhe jetën e tyre”- tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takim në Shqipëri, Rama dhe Michal diskutojnë bashkëpunimin dhe bëjnë humor diplomatik

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Estoni, ku do...

Lëvizje në çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës ul naftën dhe rregullon benzinën

Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në...

Kërkime intensive në Mirditë, policia në gjurmët e Elson Reçit

Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e...

Vizitë e nivelit të lartë në Kosovë, Marta Kos takohet me kryeministrin Albin Kurti

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ndodhet...