Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë të cilët dyshohen se janë anëtar të një grupi të vendosjes së tritolit me qëllim vjedhjen.
Pjesë e grupit ishte një gardist dhe një agjent kredie i një banke të një niveli të dytë.
Ata u kapën në flagrancë duke vjedhur banesën e një biznesmeni në Tiranë, ndërsa akuzohen për vjedhje të ngjashme të kryera më herët.
Një grup i strukturuar kriminal me aktivitet vënien e tritolit me qëllim vjedhjen e banesave dhe bizneseve është goditur në kryeqytet.
Gjatë një operacioni të policisë së Tiranës kanë rënë në pranga 6 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve është dhe një punonjës garde dhe një agjent kredie në një bankë të nivelit të dytë.
Goditja e grupit u finalizua gjatë tentativës për grabitjen e një biznesmeni në kryeqytet.
Anëtarët e grupit e kishin menduar çdo gjë me detaje, ku secili anëtar kishte role të ndara, që nga gjetja e armëve, dhe tek informacionet për personat e pasur.
Nga burimet bëhet me dije se Andi Kraja është një prej të arrestuarve, i cili është agjent kredie në një bankë të nivelit të dytë.
Ai dispononte informacione lidhur me biznesmenin Endri Mosko, të cilët më pas synuan ta grabisnin. Kur grabitësit i mësynë shtëpinë ai i ka pikasur hajdutët, ndërsa ka njoftuar policinë.
Anëtarëve të grupit iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.
Grupi i vendosjes së tritolit dhe vjedhjes së banesave dyshohet se kanë kryer një serë grabitjesh të tjera në kryeqytet.
Konkretisht dyshohet se Spartak Qoku, dhe Emel Hajdaraj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.
Për gardistin Aleks Kala mësohet se është dhënë masa e pezullimit nga detyra, nga radhët e punonjësve të gardës.
Pjesë e këtij grupi mësohet se është dhe Franc Halimi i cili u arrestua gjatë operacionit “Eksplozivi”, si autor i vendosjes së një lënde plasëse në një lokal pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ngjarje e ndodhur më 11 qershor.
Grupi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera të ngjashme në muajt e mëparshëm në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim si pjesëtar i grupit dhe një 29-vjeçar.
TË ARRESTUARIT
Spartak Qoku
Petro Sava
Andi Kraja
Emel Hajdaraj
Klaudio Metaj
Aleks Kala


