23.5 C
Tirana

KLSH: Gati rrëzimi i kandidaturës së katërt të Presidentit

Më datë:

Ngërçi dy vjeçar për përzgjedhjen e Kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se do të vijojë edhe me rrëzimin e kandidaturës së katërt të Presidentit të Republikës për drejtimin e këtij institucioni.

Arben Shehu, i propozuar në 4 qershor, kontestohet nga mazhoranca, pasi nuk plotëson një nga kushtet kryesore të përcaktuar në ligjin për KLSH-në. Në nenin 20 të tij, thuhet se drejtuesi i këtij institucioni duhet të ketë të paktën 10 vjet eksperiencë në fushën e financave. Në jetëshkrimin e kandidatit të presidentit nuk gjendet asnjë ditë eksperiecë në këtë fushë. Gjithashtu, Arben Shehu nuk është në listën me 34 kandidatë që presidenti i ka dorëzuar Kuvendit më 2 nëntor të vitit 2018, kur nisi gara për KLSH.

Pavarësisht deklaratës së Presidentit, Ilir Meta se me propozimin e tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanditatura e tij do të garantojë pavarësinë e KLSH-së, duket se dy argumentat e mësipërme do të jenë të mjaftueshme për maxhorancën për të rrëzuar kandidaturën e radhës. Nga ana tjetër për t’i dhënë fund kalvarit me kandidatët, po punohet për një nismë të re ligjore e cila do të zhblllokojë përzgjedhjen e Kreut të KLSH. Burime të sigurta pranë grupit parlamentar të PS-së,konfirmojnë se këto ndryshime ligjore kërkojnë 84 vota,duke vendosur kritere të reja. Ndryshimi i Ligjit për Kontrollin e Lartë e Shtetit, sipas të njëjtave burime do t’i japë fund, jo vetëm zgjedhjes së kreut të ri, por edhe problemit që drejtuesi i ri KLSH-së të jetë brenda kritereve ligjore, duke shërbyer si mekanizëm zhbllokues për t’i hapur rrugë më pas zgjedhjes së kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një kohë kur prej dy vjetësh ka funduar mandati i kreut aktual të këtij institucioni, Bujar Leskaj.

Gjatë këtij harku kohor, Mazhoranca qeverisëse ka rrëzuar tri kandidatura të presidentit, Ilir Meta, për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit e konteston edhe kandidatin e katërt me dy argumente. Në nëntor të vitit 2018, institucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar listën me emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bëhet fjalë për 34 kandidatë që shprehin interes për të marrë pjesë në garë.

Pak ditë pasi u publikua lista, më 5 nëntor, presidenti propozoi për zgjedhjen në krye të KLSH-së të Vitore Tushës, e cila nuk mori miratimin e Parlamentit. U desh të kalonin 3 muaj që presidenti të propozojë një tjetër kandidaturë. Kësaj here kreu i shtetit i propozoi Kuvendit që të zgjedhë për të drejtuar KLSH-në Bahri Shaqirin. Edhe ky propozim i kreut të shtetit nuk kaloi në Parlament. Më pas, në korrik të po atij viti, presidenti Meta propozoi Petraq Milon për postin e kreut të KLSH-së, por nuk mori miratimin e mazhorancës. Kandidatura e katërt e presidentit është propozuar në 4 qershor dr. Arben Shehu. Mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e presidentit me argumentin se ato janë në kundërshtim me ligjin.

Kushtet për t’u zgjedhur

Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit duhet të zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme:

1. a) ka arsim të lartë në ekonomi, financë ose drejtësi;

2. b) përvojë profesionale në çështje financiare;

3. c) ka kualifikime të larta profesionale dhe përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet;
ç) gëzon integritet të lartë moral dhe profesional;

1. d) nuk është dënuar më parë për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kandidaturat e Presidentit

5 nëntor 2018

Presidenti propozon për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit Vitore Tushën, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

21 janar 2019

Përmes një njoftimi nga zyra e Presidencës mësohet se është përzgjedhur Bahri Shaqiri si kandidat për kreun e KLSH-së

17 korrik 2019

Presidenti i Republikës vendosi t’i propozojë Kuvendit si kandidat për postin e kryetarit të KLSH, prof. dr. Petraq Milo

4 qershor 2020

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Kuvendit propozimin për zgjedhjen e dr. Arben Shehut si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...