​Pica napolitane rrezikon njohjen nga UNESCO për shkak të furrës elektrike

Më datë:

Njohja nga UNESCO e picës si trashëgimi e njerëzimit është në rrezik për shkak të përdorimit të furrës elektrike. Ky është alarmi i ngritur nga shoqata ”Pizzaiuoli” në Napoli, e kryesuar nga Sergio Miccu.

”Arti i picës napolitane është përdorimi i furrës së drurit për gatimin e picave. Tradita jonë nuk mund të përkulet ndaj zgjedhjeve ekonomike”, theksoi Miccu.

Sipas tij, me përdorimin e furrës elektrike, kjo njohje rrezikohet, pasi pica duhet të gatuhet në një furrë druri.

”Ne nuk do të heqim dorë ajo që e dallon artin tonë nga ai i ndonjë picajoli në vende të tjera.

Furra elektrike sigurisht që mund të përdoret për gatimin e picave ku nuk është parashikuar mundësia e përdorimit të një furre druri, por që pica e gatuar në furrën elektrike mund të quhet pica e vërtetë napolitane është diçka që përmbys disiplinën dhe njohjen nga UNESCO.

Shoqata jonë gjithmonë do të luftojë për mbrojtjen e picave napolitane sipas traditës, mësimdhënies si të bëhet pica më e shijshme për t’ua kaluar atë brezave’’

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...