Trump: Policia nuk duhet të përdorë metodën e shtrëngimit në qafë për të ndaluarit

Më datë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se policia nuk duhet të përdorë “metodën e shtrëngimit” me anë të së cilës ndalon një person duke e shtrënguar në qafë në mënyrë që ai apo ajo të dorëzohet.

Trump tha në një intervistë për Fox News më 12 qershor se në përgjithësi, kjo metodë e përdorimit të forcës duhet të ndalohet.

“Mua nuk më pëlqen kjo metodë, por.. nganjëherë kur jeni duke e luftuar dikë i vetëm, është vështirë”, tha ai.

Këto komente vijnë pasi presidenti amerikan, ka thënë se përmes një urdhri ekzekutiv do të mund të inkurajojë departamentet policore që të zbatojnë “standardet aktuale profesionale sa i përket përdorimit të forcës”, në kohën e protestave kombëtare kundër racizimit, që janë nxitur pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd sa ka qenë në mbajtje policore.

Trump, që garon për një tjetër mandat si president i SHBA-së, ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara, në mënyrë agresive, zhvillimin në komunitetet me minoritete, do të përballet me pabarazitë rreth kujdesit shëndetësor, duke investuar “shuma substanciale” në institucionet mjekësore, si dhe do të përmirësojë mundësitë për shkollim.

Demokratët në Kongresin amerikan po ashtu kanë kërkuar ndryshimin e legjislacionit, ku përfshihet heqja e metodës së shtrëngimit në qafë dhe kufizimi i mbrojtjes ligjore për policët. Edhe republikanët janë shprehur të hapur për reforma.

Në SHBA, shtetet janë duke rishikuar protokollet për të bërë ndryshime në përdorimin e forcës nga ana e policisë.

Në Mineapolis, vendi ku George Floyd ndërroi jetë gjatë mbajtjes, liderët votuan njëzëri për reformat që e kthejnë policinë në “polici të komunitetit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...