18.5 C
Tirana

Rregullorja mbi bazat britanike në Qipro injoron qipriotët turq

Më datë:

Në vitin 2014, u nënshkrua një rregullore në lidhje me përdorimin e pronave private në pronësi të Bazave Sovrane Britanike midis Administratës qipriote greke dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka hyrë në fuqi.

“Siç kemi përmendur në kohën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, është e papranueshme që Turqia si garant dhe pala qipriote turke që nënshkruan traktatet e vitit 1960 të mos jenë konsultuar me kohë për përmbajtjen e kësaj rregulloreje, që nënkupton një ndryshim të statusit në zonat e bazës”, tha Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, në një deklaratë.

“Mbretëria e Bashkuar, e cila është një garantuese ka injoruar qipriotët turq edhe një herë me zbatimin e kësaj rregulloreje dhe dëmtoi ekuilibrin midis palëve në ishull dhe parimin e barazisë politike dhe në këtë mënyrë edhe përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Qipros”, shtoi ai.

Britania operon me dy poste ushtarake, të quajtura Zonat e Bazës Sovrane në Qipron Jugore në Akrotiri dhe Dhekelia.

“Në këto zona, jo vetëm qipriotët grekë por edhe qipriotët turq kanë prona të paluajtshme si dhe të drejta dhe interesa të domosdoshme”, theksoi Aksoy duke shprehur mbështetjen e Turqisë për deklaratat e autoriteteve të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) për këtë çështje.

Në vitin 1974, pas një grushti shteti që kishte për synim aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja u detyrua të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC.

Dekada kanë kaluar duke regjistruar disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan me dështim. E fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...