Një terrorist i YPG/PKK-së iu dorëzua forcave të sigurisë në Turqinë juglindore, theksuan burimet.
Terroristi i identifikuar me inicialet I.B., u dorëzua në portën doganore Habur në rrethin Silopi të provincës Sirnak pasi u bind nga forcat e sigurisë, tha një burim.
Terroristi, me emrin e koduar Huseyin, iu bashkua grupit terrorist 4 vjet më parë dhe ka një dosje kriminale, tha burimi.
Ekipet e komandës së xhandarmërisë provinciale në provincën Mardin u takuan me familjen e terroristit në rrethin Kiziltepe, thuhet më tej.
Forcat turke të sigurisë dhe familjet e terroristëve kanë bindur të paktën 82 terroristë të dorëzojnë armët e tyre këtë vit.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.


