Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 12 pacientë ndërsa 2 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1.694, i të vdekurve në 171, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1.836.
Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.045 teste për COVID-19 ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 41.049 teste.
Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19 do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot deklaroi se nuk ka nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ndërkohë që nesër më 13 qershor përfundon gjendja e jashtëzakonshme e shpallur për herë të parë më 18 mars për të luftuar COVID-19.


