HRW i bën thirrje Malajzisë dhe Tajlandës për refugjatët e Arakanit

Më datë:

Pasi rikujtoi se Malajzia ka arrestuar 269 refugjatët e Arakanit që mbërritën në ishullin Langkawi dhe që Tajlanda ka rikthyer një anije me 300 refugjatë që u afrua në brigjet Koh Adang, HRW deklaroi se, “Malajzia dhe Tajlanda duhet të shpëtojnë dhe të ndihmojnë që refugjatët e Arakanit që kanë mbetur të bllokuar në det të marrin strehim”.

HRW bëri të ditur se qytetarët e Arakanit ndodhen në det prej rreth 4 muajsh.

“Qeveritë e Azisë Juglindore në mënyrë të papërgjegjshme po hedhin mbi të tjerët përgjegjësinë për të mbrojtur refugjatët e Arakanit që ndodhen në situatë të pashpresë pasi janë dëbuar nga ushtria e Mianmarit”, theksoi HRW.

Duke vënë në dukje se refugjatët e Arakanit po përjetojnë një periudhë të vështirë, HRW ka vlerësuar se, “Malajzia dhe Tajlanda nuk duhet të qëndrojnë të pandjeshëm ndaj rreziqeve të jetës dhe shtypjeve që janë përballur refugjatët teksa janë larguar nga vendet e tyre”.

Malajzia më 9 qershor arrestoi 269 refugjatë të Arakanit të cilët hynë nëpërmjet rrugës detare në ishullin Langkawi.

Brenda kësaj jave Malajzia riktheu nga ujërat e saj edhe një anije tjetër me 300 refugjatë të Arakanit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...