Studimi: Ilaçi për macet ‘bllokon’ infeksionin e Covid-19

Më datë:

Studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore, të udhëhequr nga profesori Zhang Shuyang, kanë botuar një artikull në arkivin në internet bioRxiv në lidhje me një kurë të mundshme për zhdukjen e Sars-CoV-2.

Siç thekson ‘South China Morning Post’, ilaçi që tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve është GC376, një ilaç që përdoret për trajtimin e peritonitit infektiv të maces (FIP), një sëmundje fetale shumë e rëndë. Gjatënë një prove laboratorike, ekipi kinez zbuloi se ilaçi në fjalë mund të bllokojë në mënyrë efektive Covid-19.

Pra, duke u nisur nga një ilaç për macet, ekspertët mund të krijonin një kurë që është e vlefshme edhe për njerëzit. Vlen të hapet një parantezë e vogël…Duket se Sars-CoV-2 nuk është vetëm vdekjeprurës për njerëzit, por edhe për kafshët e tjera. Mjafton të themi se pesë tigër dhe tre luanë nga kopshti zoologjik Bronx në New York u testuan pozitive për koronavirusin.

Profesori Chen Hualan nga Instituti i Kërkimeve Veterinare Harbin në Kinë zbuloi se koronavirusi është shumë i dëmshëm për macet dhe se ai nuk prek qentë, derrat, pulat dhe rosat.

Profesori Guo Xiaofeng nga Universiteti Bujqësor i Kinës së Jugut në Guangzhou, nga ana tjetër, theksoi se disa sëmundje mund të infektojnë si kafshët ashtu edhe njerëzit; prandaj, trajtime të caktuara mjekësore mund të jenë identike.”

Nëse një kurë funksionon te macet – shpjegoi profesori Guo – ekziston një shpresë e arsyeshme se do të funksionojë edhe te njerëzit. Por nuk ka asnjë garanci, sepse njerëzit janë ndoshta më të sofistikuar se macet”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...