4.5 C
Tirana

Kërcënoi dhe goditi 5 policë gjatë shoqërimit, arrestohet 26- vjeçari në Tiranë

Më datë:

Një 26- vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi nuk iu bind urdhërit, goditi, kërcëno policët si dhe i theu xhamin e makinës uniformave blu.

Emilton Pjetri në orët e para të mëngjesit po lëvizte me automjet ‘’Nissan’’ në Kombinati dhe nuk iu bind urdhërit të Patrullës së Policisë.

Pas disa minutash ndjekje ai u kap nga Policia Rrugore por Pjetri gjatë shoqërimit kërcënoi dhe goditi 5 policë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë në detyrë, vihet në pranga 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Rendit, se një drejtues mjeti nuk i ishte bindur urdhrit të ligjshëm për të ndaluar dhe i kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 05:00 të mengjesit , në rrugën “Mikel Maruli”, rrepunonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në momentin e ndalimit të mjetit pas ndjekjes nga ana e tyre, pasi e kishin konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ky shtetas i ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Gjatë shoqërimit për në Komisariatin Nr. 6, ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme dhe ka goditur muret e Komisariatit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrua mjeti me të cilin ky shtetas po qarkullonte.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...