Basha : Xhepat e shqiptarëve po boshatisen, Ramavirusi po i godet përditë

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me bizneset e vogla në vend.

Këtë të enjte, kryedemokrati e ka nisur me bizneset e Njësisë Nr. 4 në Tiranë, prej ku thekson se “RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh”.

Më tej, Basha shton se kryeministri nuk mund të ofrojë asgjë, sepse  gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve.

Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë.

Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.

RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.

Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me fëmijë në Durrës, ndalohet shoferi 57-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në...

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...