-0.5 C
Tirana

Dëshmorit Selami Musai i ngrihet bust në Tiranë 100 vite pas rënies në Luftën e Vlorës

Më datë:

Dëshmorit tepelenas dhe ‘’Heroit të Popullit’’, Selami Musait i është ngritur bust në Tiranë 100 vite pas ra në Luftën e Vlorës.

I pranishëm në ceremoni ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj cili tha se për këtë projekt e shtyu Gramoz Ruçi, dhe theksoi se gjithmonë dikush me bërryl duhet të kujtojë në mënyrë konstante për të kujtuar figurat historike.

Po ashtu Veliaj shtoi se një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk e di as ku do të shkojë, prandaj Selami Musai dha shembullin se edhe në moshë të thyer nuk është kurrë vonë për kombin tënd.

”Ruçi më shtyu që të bëhet ky projekt në 100- vjetorin e Tiranës. Dikush me brryl duhet të na kujtojë në mënyër konstante. Mënyra më e mirë për të kujtuar Selami Musain në 100- vjetorin e Tiranës. Dua që t’i japim një mirënjohje, një miku të pakënduar, një heroi të heshtur Ladi Llaka, profesori i arteve, skulptori që ka realizuar këtë vepër. Për të kujtuar të kaluarën dhe për t’i pasur përjetësisht mes nesh figurat historike.

Si nip Vlore, nga Velça më takonte të isha i përfshirë në këtë projekt. Një popull që nuk e di nga ka ardhur nuk e di ku do shkojë. Kemi mbërritur këtu falë betejave konstante. Të kujtojmë si një burrë 63- vjeç, asnjëherë nuk është vonë për kombin tënd. Dje kisha takim me të rinj. Më thanë që ishin shumë të rinj për të bërë ndryshim. Por për 2020 njeriu i vitit është Greta Thunberg, një 16- vjeçare. Kemi mjaftueshëm shembuj se cilëndo moshë përfaqësojnë nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer këtij vendi.”- tha Veliaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...