9.5 C
Tirana

Greqia rinis prodhimin e klorokinës për pacientët me Covid-19

Më datë:

Në mesin e polemikave të vazhdueshme që kanë pllakosur komunitetin shkencor, Greqia vendosi të rinisë prodhimin e klorokinës për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Javën e kaluar, testimet e këtij mjekimi që po kryheshin në Mbretërinë e Bashkuara nën drejtimin e Universitetit të Oksfordit u ndërprenë, mes pretendimeve se nuk kishte prova që ai funksionon kundër sëmundjes. Por shkencëtarët në Greqi thonë se do t’i vazhdojnë eksperimentet me një qasje “të qetë e afatgjatë”.

“Njerëzit në Greqi, publiku i gjerë, profesionistët e shëndetit, figura institucionale, e kanë parë me shumë qetësi klorokinën, ndaj ideja jonë është ta marrim me ngadalë, të presim e të shohim rezultatet. Ne vazhdojmë të mbetemi vigjilentë për një valë të dytë të sëmundjes që mund të ndodhë në vjeshtë. Nivelin e alarmit e mbajmë të lartë, por duke ruajtur qetësinë”, u shpreh Spyros Kintzios nga Uni-Pharma .

Epidemiologët grekë e konsiderojnë efikase klorokinën, veçanërisht në fazat fillestare të Covid-19. Vendi fqinj është lavdëruar gjerësisht për menaxhimin e bërë pandemisë, falë një reagimi të shpejtë e gjithëpërfshirës, si dhe vullnetit të Athinës zyrtare për të pranuar rekomandimet e këshilltarëve shkencorë. Shteti që ishte “dërrmuar” nga vite te tëra masash anti-krizë, thotë “The Guardian”, veproi në kohë duke mbyllur që në mars shkollat e duke imponuar masat e distancimit fizik, e sot numëron vetëm 183 vdekje dhe 3.000 infektime në 10 milionë banorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...