Tragjedi në Iran/ Rrëzohet pranë Teheranit avioni ukrainas, 176 të vdekur

Më datë:

Një avion ukrainas me me 176 njerëz në bord u rrëzua të mërkurën pranë një aeroporti në Teheran, njoftoi televizioni shtetëror. Zyrtarët thanë se nuk ka të mbijetuar.

Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar për në Kiev. Rrëzimi dyshohet se është shkaktuar nga probleme mekanike, tha televizioni, pa dhënë hollësi.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Një ekip hetimi shkoi në vendin e rrëzimit në periferinë jugperëndimore të Teheranit dhe sot në mëngjes nisi punën për nxjerrjen e viktimave nga vendi i ngjarjes.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se një avion ukrainas 737-800 që operohej nga Ukraine International Airlines u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndaloi komunikimin, sipas faqes së internetit FlightRadar24.

Rrëzimi erdhi disa orë pasi Irani ndërmori një sulm me raketa balistike që kishin në shënjestër dy baza në Irak ku ishin stacionuar forca të SHBA, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Kasem Soleimani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gogu në Kavajë: Drejtësia për të rinjtë duhet të hapë dyer për një fillim të ri

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një vizitë në...

Kontrabandë mallrash pranë Kamzës, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Një i ri ka rënë në prangat e policisë,...

Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi...

Sekuestrohet kokainë, kanabis, municione luftarake dhe një shumë parash, arrestohet i riu në Devoll

Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi u...