Tri aplikacione për të modifikuar videot nga telefoni juaj celular

Më datë:

Ekziston një larmi e gjerë aplikacionesh për të redaktuar videot me lehtësi dhe falas nga celulari juaj.

Këtë herë do të përmendim tre: Power Director, InShot, dhe Quik.

Power Director

I disponueshëm për iOS dhe Android, ky aplikacion ju lejon të shkurtoni klipet, të shtoni filtra, efekte speciale, të bëni shkurtime speciale dhe përmbajtje të kopjuar.

Ky aplikacion gjithashtu ofron mundësinë e rrotullimit të videos, ndryshimit të formatit, shpejtësisë së riprodhimit dhe shtimit të filtrave të bukurisë.

Kur filloni të redaktoni ekziston mundësia për të zgjedhur formate të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Muzika në sfond, fotografitë, ngjitësit, dhe titujt mund të gjenden në këtë aplikacion.

InShot

Ky aplikacion është në dispozicion në iOS dhe Android. Ky ju lejon të shtoni klipe të shumta, t’i shkurtoni ato, të shtoni muzikë brenda tyre, tekst, filtra dhe sfond të ngjyrosur.

Sa i përket audios, përveç që është në gjendje të shtojë muzikë, ai lejon regjistrimin e zërave dhe shtimin e efekteve të zhurmës, siç janë duartrokitjet, alarmet dhe shumë më tepër.

Quik

Thjesht shtoni videon nga galeria e fotografive, Google Photos, Dropbox ose GoPro dhe zgjidhni një nga më shumë se 20 stile video të disponueshme që përfshijnë muzikë, grafikë dhe tinguj tjerë.

Edhe në këtë aplikacion ju mund t’i rrotulloni videot, t’i shtoni tekst brenda tyre, të përshtatni kohëzgjatjen, muzikën audio ose sfondin.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni këngë nga biblioteka personale që keni në celularin tuaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...