8.5 C
Tirana

‘Mini Schengeni’/ Gazetarja nga Kosova ‘shuplakë’ Ramës: U fute në lojën e Vuçiçit

Më datë:

Gazetarja nga Prishtina, Arbana Xharra, shprehet me tone kritike ndaj të ashtuquajturit “Mini Schengeni Ballkanik”.

Në një intervistë për Ora News, Xharra thotë se kryeministri Rama nuk duhet të binte në kurthin e Serbisë për t’i mbajtur lojën e Aleksander Vuçiç për të dëmtuar Kosovën.

Sipas saj, hapja e tregjeve të Shqipërisë për produktet serbe shkon kundër vendimarrjes politike të Kosovës për taksën 100 përqind dhe kjo sipas Xharrës është një gabim i madh.

“Unë mendoj se nuk duhet të futet në këtë lojë që fatkeqësisht është duke i prirë dhe kryeministri i Shqipërisë. Kjo favorizon me të madhe Serbinë. Duhet marrë parasysh se çdo ecje e shpejtë e integrimit të Serbisë do të lërë prapa Kosovën. Edhe hapja e tregut që u bëhet produkteve të Serbisë në Shqipëri është një gabim shumë i madh sepse po devalvon edhe taksën që i dha Kosova. Kjo është taksë politike. Ne e dimë që ky është një presion që po i bëhet Serbisë edhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk është dashur që të futet në lojën e Vuçiçit kryeministri Rama. Ne e dimë që kjo marrëveshje është një mesazh pakënaqësie që Shqipëria dhe Maqedonia po provojnë t’i dërgojnë BE-së për hapjen e negociatave me BE-në. Në këtë marrëveshje përfiton më së pakti Kosova”, u shpreh gazetarja..

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Kavaja dhe mjekësia bimore: potencial dhe përgjegjësi.”

“Dega e re e mjekësisë bimore në Kavajë —...

Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

Prishtina ka marrë sot një konfirmim të rëndësishëm në...

Kundër themelimit të një organizate rinore të AfD-së protesta në Gjermani

Në Gjermani, mijëra protestues janë përplasur me policinë në...

Invaliditeti i mohuar: PD denoncon vonesat e shtetit ndaj qytetarit të sëmurë

Partia Demokratike ka publikuar një rast, ku një qytetar...