Kryeministri kanadaz ulet në gju në shenjë solidariteti me protestuesit

Më datë:

Trudeau mbërriti në Parliament Hill duke mbajtur një maskë të zezë në orët e pasditës.

Ai u dakordua me komentet e folësve, përfshirë një që tha se njerëzit duhet të vendosin nëse janë për ose kundër racizmit dhe se nuk ekziston një zgjedhje e tretë.

“Ju ose jeni racist ose anti-racist”, tha folësi.

Kur turma filloi brohoritjen “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, Trudeau duartorkiti duke tundur kokën në shenjë pohimi. Ai është përballur me kritika se nuk ka qenë sa duhet i ashpër për thirrjet e presidentit amerikan Donald Trump ushtrisë për t’i ndaluar protestat paqësore në Washington.

Kryeministri nuk foli dhe u largua, ndërsa të tjerët u bashkuan për një marshim paqësor nëpër kryeqytetin kanadez Otava. Marshimi përfundoi para ndërtesës së ambasadës amerikane.

Trudeau ishte zyrtari i rangut më të lartë kanadez që u ul në gju, por nuk ishte vetëm.

Gjatë një proteste në Toronto që mblodhi rreth 1.000 njerëz, Shefi i Policisë Mark Saunders, i cili është një njeri me ngjyrë, bëri të njëjtin gjest.

“Ne ju shohim dhe ju dëgjojmë”, shkroi më vonë Saunders në Twitter. “Ne duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku për të bërë ndryshime”, shtoi ai.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, duartrokiti veprimin e Saunders, duke thënë se ai tregoi “udhëheqje të vërtetë”.

Marshime të tjera anti-raciste kanë vazhduar me ditë të tëra në qytete në të gjithë Kanadanë në solidaritet me demonstratat amerikane pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë, ku disa janë shndërruar në incidente të dhunshme me zjarre dhe plaçkitje.

Ulja në gju është një lëvizje e bërë nga ish-mbrojtësi i Ligës së Futbollit Amerikan (NFL) Colin Kaepernick për të protestuar ndaj brutalitetit të policisë ndaj afrikano-amerikanëve. Ai e bëri këtë gjatë himnit kombëtar të SHBA-së që intonohet para lojërave dhe u konsidrua nga disa si mosrespektim ndaj flamurit amerikan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Anija “Touska” nën kontroll të SHBA, dyshohet për materiale me përdorim ushtarak

Anija kontejnerë me flamur iranian “Touska” është sekuestruar nga...

Strategjia/ Deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth...

Pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Itali, Prokuroria në veprim

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të...

Studimi: Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e fluturimeve të gjata nga Evropa me mbi 100 dollarë

Një analizë e organizatës Transport & Environment (T&E) tregon...