Ultimatumi 48 orësh i Thaçit, Kurti: Së shpejti takohem me Isa Mustafën, vijojmë dhe nesër mbledhjen me kryesinë

Më datë:

Albin Kurti mblodhi sot Kryesinë e partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, për ultimatumin që i vendosi dje Presidenti Hashim Thaçi lidhur me emërin e kandidatit për kryeministër. Kurti për mediat u shpreh se mbledhja e LVV do të vijojë edhe ditën e nesërme ndërkohë shtoi se së shpejti do të takohet me Isa Mustafën. Ai nuk la të kuptohet se kur.

“Komunikime kemi të vazhdueshme, do të takohemi sa ma shpejt të jetë e mundur”, është shprehur shkurt Kurti për mediat lidhur me takimin me Isa Mustafën.

Veç ngërçit me Kurti- Thaçi, është në mes dhe ngërçi Kurti- Mustafa. Pikërisht dje para  takimit me Thaçin, kreu i LVV i bëri një ofertë publike LDK-së së Mustafës duke i kërkuar 6 emra për qeverinë e re, duke i lëshuar madje dhe një ministri të rëndësishme siç është ajo e brendshmja. Asnjë Po ose Jo nuk ka ardhur nga LDK-ja e cila duket e vendosur për të pranuar koalicionin qeverisës vetëm me postin e Presidentit , një zv.kryeministër dhe pesë ministri.

Deklarata për mediat e Albin Kurtit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trigliceridet e larta, sinjalet që nuk duhet neglizhuar

Trigliceridet janë një lloj yndyre që trupi përdor si...

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do...

Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në...

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...