6.5 C
Tirana

Ish-oficeri amerikan: Kërcënimi i Trumpit me ushtri, “i rrezikshëm”

Më datë:

Një tjetër ish-oficer i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dënoi kërcënimet e presidentit Donald Trump, për të pëdorur trupat ushtarake kundër protestuesve në SHBA.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Martin Dempsey, tha se deklaratat e Trumpit janë “shumë shqetësuese” dhe “të rrezikshme”.

“Ideja që presidenti të marrë përsipër situatën duke përdorur ushtrinë, ishte shqetësuese për mua”, tha Dempsey për Radion Kombëtare Publike.

Ai ka shërbyer si oficeri më i lartë ushtarak i Amerikës nën ish-presidentin Barack Obama.

Në SHBA, qysh në fund të majit po protestohet për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, gjatë arrestimit nga policia.

Disa protesta kanë rezultuar edhe me zjarrvënie dhe plaçkitje.

Trump ka kërcënuar të hënën se do të pozicionojë ushtrinë “për të zgjidhur shpejt” situatën nëse shtetet nuk arrijnë.

Kritikat e Dempseyt vijnë një ditë pasi ish-sekretari i mbrojtjes i Trumpit, James Mattis, njëherësh ish-gjeneral i marinës, ka kritikuar presidentin duke thënë se ai qëllimisht shkakton ndarje.

“Donald Trump është presidenti i parë në jetën time, i cili nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan – as nuk pretendon të provojë”, ka shkruar Mattis në revistën Atlantic.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...