Presidenti rus Putin takon Assadin në Siri

Më datë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar me Bashar al-Assadin në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në deklaratën për gazetarët tha se Putin ka realizuar një vizitë në Damask.

Ai njoftoi se Putin ka vizituar qendrën komanduese të trupave ruse në Siri.

“Në qendrën komanduese Putinin e priti Assadi. Dy liderët, dëgjuan raportet ushtarake në lidhje me gjendjet në rajonet e ndryshme të vendit”, tha Peskov.

Peskov gjithashtu theksoi se gjatë vizitës janë zhvilluar edhe takime mes delegacioneve.

“Putin në takimin me Assadin theksoi se është arritur një progres i rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë. Putin gjithashtu tha se mund të shihet me sy të lirë se jeta në rrugët e Damaskut tashmë i është kthyer normales”, tha ai.

Zëdhënësi Kremlinit shtoi se Putin gjithashtu do të vizitojë disa pika në Siri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën në lumë pasi hyri për t’u larë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emiri i Katarit...

‘Alpinisti’ mbytet në ujërat e lumit Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku...

Vritet në derën e shtëpisë 50-vjeçari në Bërxullë të Vorës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në minutat...