14.5 C
Tirana

Zvicra, e “befasuar” nga Austria, nuk pranon hapjen e njëanshme të kufijve

Më datë:

Pasi që Qeveria e Austrisë “u ngut” për të hapur kufijtë për shtatë vendet fqinje që prej nesër të enjten, Zvicra ka vendosur t`i përmbahet planit fillestar.

Sipas tij, hapja e plotë e kufirit me Austrinë, Gjermaninë dhe Francën do të bëhet më 15 qershor.

Këtë e ka bërë sot të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).

Sot ndërkaq, Italia ka hapur kufijtë e saj me fqinjtë, përfshirë Zvicrën. Këtë veprim ajo e kishte paralajmëruar rreth dy javë më parë dhe ky njoftim nuk ishte pritur me shumë dashamirësi nga Zvicra.

Kjo e fundit kishte këmbëngulur në mbajtjen edhe më tej të mbyllur të kufirit me Italinë, nga ana e saj.

Siç është raportuar tashmë, Zvicra, Austria dhe Gjermania kishin prezantuar tashmë një seri lehtësimesh të trafikut ndërkufitar midis tre vendeve që më 16 maj.

Kalimet kufitare midis Zvicrës dhe Austrisë, ashtu sikurse edhe mes Zvicrës e Gjermanisë, kanë qenë të hapura që atëherë; bëhen vetëm kontrolle kufitare të bazuara në rrezik, por jo kontrollime sistematike.

Për më tepër, për hyrjen nga Zvicra në Austri, që nga 16 maj, nuk ka qenë më në fuqi asnjë masë sanitare kufitare.

Turizmi për blerje midis dy vendeve dhe hyrja në Zvicër për arsye turistike do të lejohen përsëri jo përpara 15 qershorit.

Kalimi në Austri dhe nga Austria përmes Zvicrës është i mundur vetëm nëse personi largohet përsëri nga Zvicra. Z

vicra gjithashtu po përpiqet të hapë mundësinë e udhëtimeve në të gjithë zonën e Shengenit sa më shpejt që të jetë e mundur

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...