13.5 C
Tirana

Austri : Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Më datë:

Austria planifikon ta “neutralizojë” ndërtesën ku ka lindur diktatori nazist, Adolf Hitler, duke e shndërruar atë në stacion të policisë.

Qeveria e ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm për blerje, në vitin 2016.

Zyrtarët thanë se ajo do të shndërrohet në një stacion policie në muajin nëntor.

Tani, një firmë austriake e arkitekturës do t’i kryejë ndryshimet e planifikuara të ndërtesës që ndodhet në Braunau, afër kufirit me Gjermaninë.

“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv”, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Kompania fituese Marte.Marte, e zgjedhur në mesin e 12 kompanive të tjera, ka paraqitur një plan, i cili do të ndryshojë në mënyrë kozmetike fasadën e ndërtesës dhe do t’i japë asaj një çati të re.

Puna pritet të përfundojë krejtësisht deri në vitin 2023 dhe do të kushtojë rreth 5 milionë euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...