Vrasja e biznesmenit Reçi/ Merret në pyetje bashkëshortja dhe dëshmitarët. Ja me kë kishte lënë takim

Më datë:

Mirdita dhe Lezha janë tronditur sot nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi, i cili u qëllua me snajper me një plumb të vetëm sapo kishte dalë nga lokali i tij.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se bashkëshortja e 47-vjeçarit Reçi është marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse viktima kishte pasur ndonjë kërcënim apo konflikt që çoi në ekzekutimin e tij.

Po kështu janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes apo lëvizjet e biznesmenit, aksioner i televizionit lokal Media+, të cilit ishte hequr licenca dy vite më parë. Reçi ishte një emër i njohur në zonë për shkak të aktivitetit të tij si biznesmen.

Po kështu burime nga grupi hetimor bënë me dije për “BalkanWeb” se para se të vritej ai kishte lënë takim me një zonjë për çështje pune. Nuk dihet kush ishte personi në fjalë por policia po heton të gjitha lëvizjet e tij për të arritur tek identifikimi i autorit të vrasjes.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një histori bandash dhe është bërë për hakmarrje. Dy vite e 8 muaj më parë, 47-vjeçarit i kishin vrarë të vëllain Gaspër Reçi në Itali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...