Australi, rritet në 20 numri i të vdekurve nga zjarri

Më datë:

Një tjetër person ka vdekur, ndërsa zjarret masive përhapen drejt Bregut Jugor të Australisë, konfirmoi policia të hënën.

“Trupi i një burri u gjet të hënën midis një prone dhe një makine, që të dy ishin shkatërruar nga zjarri”, tha Policia e Uelsit të Ri Jugor në faqen e saj zyrtare.

Trupi, i cili nuk është identifikuar, pritet të jetë i një burri 71-vjeçar, i cili u raportua i zhdukur në Bregun e Jugut.

Policia dhe njësitë e shpëtimit kanë pasur vështirësi për të arritur në këtë zonë për disa ditë për shkak të zjarreve të rrezikshme masive.

“Një person tjetër mbetet i zhdukur nga Bombala afër kufirit të Victorias”, shtoi policia.

Numri i të vdekurve nga zjarret ka arritur në 20, ndërsa vazhdon emergjenca, shtoi ai.

Australia është përballur me një nga sezonet më të këqija në historinë e saj, duke shkatërruar qindra shtëpi, dhjetëra objekte dhe më shumë se 2,000 ndërtesa.

Zjarret filluan nga gushti dhe vazhdojnë të tërbojnë gjatë verës në hemisferën jugore.

Edhe pse zjarret janë të zakonshëm në vend, këtë vit ato filluan në jug, në vend se në veri si zakonisht dhe deri më tani kanë djegur rreth 10 milionë hektarë tokë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO dënon 17 të pandehur për grup të strukturuar kriminal, drogë dhe armë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Arrestohet 34-vjeçari për tentativë trafikimi të 46 kg kanabis nga Kanadaja

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap...

Berisha: Protestuesit u dhunuan gjatë shoqërimit, kërkoj lirimin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje...

Në ditëlindjen e 62-të, Rama ndan imazh me kostum rozë dhe mesazh falënderues

Kryeministri i vendit, Edi Rama, feston sot 62-vjetorin e...