Gjoni: Plan ogurzi për të miratuar një palo draft për reformën zgjedhore

Më datë:

Pas përjashtimit me 10 ditë nga seancat plenare, deputeti i opozitës Ralf Gjoni deklaroi se nuk do të mbyllë asnjëherë gojën përpara padrejtësive dhe korrupsionit.

Ai lëshoi akuza të fortë në drejtim të maxhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare, ndërsa foli për një plan ogurzi që po përgatitet të kalojë për miratim reformën zgjedhore.

“Doja të shtjelloja çështjen që më ishte ngritur dhe nga shoqëria civile. Siç është dhe qendra Respublica, e cila ka kërkuar informacion për shembjen e teatrit. Komisioneri ka vendosur që mos të ushtrojë detyrën siç duhet. Unë nuk do e mbyll gojën. Nuk do rresht së bërtituri në atë parlament. Shumë krime dhe korrupsione fshihen nën hijen e kësaj që ndodh. Unë kam dyshime se po përgatitet një plas ogurzi, për të kaluar një draft, një palo draft, për të anashkaluar komisionin reformë zgjedhor. Plani është që të kalohet shumë shpejt, bashkë me opozitën rrugore.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...