Kush janë 4 emrat që OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë

Më datë:

Operacioni Forca e Ligjit, është ndalur sot ne Elbasan, ndërsa i ka kërkuar 4 ‘të fortëve’ që të deklarojnë pasurinë brenda 24 orëve.

Bëhet fjalë për Agron Mehjan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe Kelmend Dalipin, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po ashtu mes personave që iu është kërkuar të plotësohet formulari është edhe Eduart Haxhi, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; si dhe Xhiljano Xhoxhi, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I OFL
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”;

– K. D., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– E. H., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Xh. Xh., banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...