Rama: Do ta ndërtojmë HEC-in e Skavicës me forcat tona.

Më datë:

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë ka premtuar ndër të tjera se do të ndërtohet shumë shpejt Skavica.


Rama theksoi se Skavica do jetë një vepër e vështirë, por do të jetë madhështore dhe mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim.

Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama.

Investimi nga qeveria shqiptare vjen pas dështimit për ta dhënë ndërtimin e Skavicës me konçesion teksa pesë vjet më parë, dy kompani turke, “Suzer” dhe “Nurol Holding” shprehën interes por që më vonë u tërhoqën.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/291808718517304/

Ndërtimi pritet të kushtojë 350 milionë euro çka shtron pikëpyetje se ku do t’i gjejë paratë qeveria shqiptare e cila po tërhiqet nga skemat e koncesionimit për klientë të vet. E njëjta pikëpyetje shtrohet edhe për projektet infrastrukturore, për të cilat nuk do të ketë më koncesione të pakërkuara.

Hera e fundit kur qeveria shqiptare ka ndërtuar diçka me paratë e buxhetit ka qenë rruga nacionale në Qafën e Llogorasë, që u krye nga forcat e xhenjos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...