Rusi, katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Më datë:

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes në tokë të helikopterit ushtarak të llojit Mi-8 në rajonin Çukotka në lindje të Rusisë, njoftoi ministria e Mbrojtjes.

Zyrtari lokal në deklaratën për agjencinë e lajmeve ruse, TASS, tha se katër persona nga ekuipazhi kanë humbur jetën në aksident dhe se helikopteri është përfshirë në flakë.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.

Gjithashtu edhe javën e kaluar një helikopter tjetër i të njëjtit lloj ishte përplasur në tokë në rajonin e Moskës ku kishin humbur jetën 3 persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...