6.5 C
Tirana

Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori

Më datë:

Në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, njoftoi sot kryeministri Dushko Markoviq. Në një konferencë për media, Markoviq tha se kriter i Institutit për Shëndet Publik për hapjen e kufijve janë të paktën 25 pacientë në raport me 100 mijë banorë.

“Vendet e para me të cilat do të hapen kufijtë janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria, Greqia, dhe mundësisht edhe disa vende tjera rajonale,” tha Markoviq pa specifikuar nëse bëhet fjalë edhe për Kosovën. Kur u pyet nga gazetarët për hapjen e kufijve, Markoviq tha se ishte çështje besimi.

“Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjike. Ne nuk do të kërkojmë asnjë provë speciale. Të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i presin ata në vend, dhe cilat rregullore duhet të respektojnë. Dhe besoj se kjo është e mjaftueshme në këtë moment për të parandaluar importin e virusit në Mal të Zi”, tha Markoviq.

Në Mal të Zi, 324 njerëz janë sëmurë me koronavirus që nga fillimi i epidemisë, 315 janë shëruar, dhe 9 pacientë kanë vdekur. Ndryshe, Mali i Zi është vendi i parë në Evropë pa raste aktive të koronavirusit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Salla: Po kryhet verifikimi i saktë i dëmeve në Bujqësi

 Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi...

Spiropali: Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO, kërcënim për sigurinë europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Berisha: “Ramën nuk e heqin me ndërhyrje nga jashtë apo procese gjyqësore

https://www.youtube.com/live/TMnLzXuoLSM?si=8AR4eC-ebpkndd3G Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat...

IKMT: Ndërhyrje për lirimin e kanaleve ujëmbledhëse në Durrës për parandalimin e përmbytjeve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në mbështetje...