12.5 C
Tirana

Kosovë : Policia nesër i kthehet orarit tetë orësh

Më datë:

Policia e Kosovës që nga nesër i kthehet orarit tetë orësh të punës.

Dy muaj të plotë, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19, ata shërbyen nga 12 orë për të qenë më afër qytetarëve.

Shumë departamente e njësi, gjatë kësaj kohë kanë punuar me reduktime në staf.

Nga nesër gjithçka do të kthehet në normalitet dhe zyrtarët policor të cilëve u është ndërruar vendi i punës gjatë kësaj situate, do të kthehen në vendet e mëparshme.

Prej që është themeluar Policia e Kosovës, në shtator të 1999, asnjëherë 12 orëshi i punës nuk ka qenë në fuqi më gjatë se këtë herë.

Policia për punën që ka bërë në menaxhimin e situatës, është shpërblyer nga qeveria me nga 300 euro për muajin prill dhe maj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE, në fokus sfidat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, është...

Diskutime për projektin teknik të linjës hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec

 Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një...

Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit

Endri Shabani reagoi sot pas zgjedhjes si Avokat i...

Kuvendi seancë maratonë, miratohet buxheti 2026 dhe paketa fiskale

 Kuvendi u mblodh dje në një seancë plenare maratonë. Pas...