Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 59 vdekje dhe 1.869 raste të reja me COVID-19

Më datë:

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror iranian tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 59 vdekje dhe 1.869 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 7.359 numri i vdekjeve dhe në 133.521 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Jahanpour, i cili vuri në dukje se 2.633 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 104.072. 

Sipas tij, në shumë rajone numri i vdekjeve dhe rasteve ka filluar të bie. “Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vdekje nga COVID-19 në 14 rajone. Ndërsa në vetëm 6 prej tyre janë regjistruar vetëm nga një vdekje nga virusi. Shpresoj që ky proces të vazhdojë me seriozitet dhe kujdes edhe në javët e ardhshme”, tha Jahanpour.

Zëdhënësi i ministrisë ka tërhequr vëmendjen se rajoni i Khuzestanit që ndodhet në jugperëndim të vendit është ende një zonë me rrezik të lartë.

Jahanpour shtoi se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 781.286 teste për COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...