SHBA sanksionon 9 institucione kineze për shkak të politikave shtypëse mbi turqit ujgurë

Më datë:

“Zyra e Industrisë dhe Sigurisë së Departamentit amerikan të Tregtisë ka vendosur në listën e sanksioneve 8 kompani kineze dhe Institutin e Shkencave të Mjekësisë Ligjore të Ministrisë për Sigurinë Publike të Kinës. Në kuadër të këtij sanksioni, 9 institucionet në fjalë do të përballen me kufizimin e qasjes në teknologjinë amerikane”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Në kuadër të sanskioneve në fjalë, ndaj këtyre institucioneve do të zbatohen rregulla të ashpra eksporti në pikën e blerjes së produkteve amerikane, nënvizohet në deklaratën në të cilën thuhet më tej se “Këto 9 institucione janë përshirë në krime të tilla si shkelje e të drejtave të njeriut, abuzime, fushata shtypëse, arrestime të padrejta kundër ujgurëve në Kinë dhe ndaj pakicave të tjera muslimane në rajonin autonom ujgur Xinjiang”.

Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi se ka vendosur gjithashtu në listën e sanksioneve edhe 24 organizata të tjera me qendër në Kinë për shkak të “përfshirjes së tyre në veprime që nuk përputhen me interesat e politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare të SHBA-së”.

– Senati amerikan kishte miratuar projekt-ligjin e paraqitur për turqit ujgurë

Senati amerikan më 15 maj miratoi një projekt-ligj i cili parashikonte zbatimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve kinezë për shkak të politikave shtypëse kundër turqve ujgurë në rajonin autonom ujgur Xinjiang.

Projekt-ligji pritet të paraqitet për miratim nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, menjëherë pasi të rivotohet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...