Euro e nis vitin me rritje, fiton pikë ndaj lekut

Më datë:

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur këtë vit duke fituar pikë ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.97 lekë, apo rreth 0.20 pikë më shumë.

Euro e mbylli vitin 2019 në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Leku ka humbur pikë ndaj shportës kryesore të monedhave në vend. Kështu dollari amerikan u këmbye gjatë ditës së sotme me 108.98 lekë, apo rreth 0.34 pikë më shumë se sa mbylli vitin 2019.

Edhe paundi britanik fitoi terren duke u këmbyer me 0.41 pikë më shumë në kuotën e 143.4 lekëve. Për sa i përket frangës zvicerane ajo u këmbye me 112.5 lekë, rreth 0.2 pikë më shumë se në mbyllje të vitit 2019.

Nënçmimi i euros në tregun vendas të këmbimit

Tendenca rënëse e euros u vu re edhe përgjatë vitit 2019. Kursi mesatar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6 lekë në 2018-n, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ky nivel është afër mesatares vjetore minimale historike që kur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh.

Në 2018-n, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a, sipas përpunimit që Monitor u bëri të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Që nga viti 2013, kur monedha e përbashkët ishte në kulmin e saj prej 140.3 lekësh, euro ka rënë me 17 lekë, duke u zhvlerësuar me 12.3%, shkruan revista monitor.

Ndryshe nga 2018-a, kur bleu mbi 450 milionë euro për të frenuar rënien e pazakontë të monedhës së përbashkët, këtë vit Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg vetëm për efekt të rritjes së rezervave të saj valutore. Deri për 9-mujorin, kur janë bërë publike të dhënat, Banka e Shqipërisë ka blerë 99.3 milionë euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...