“Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës antishqiptare”- Kryemadhi: Mini-shengeni nismë jotransparente, përjashton dhe tradhton Kosovën

Më datë:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka konsideruar jotransparente marrëveshjen e mini-shengenit, ndërsa tha se “sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës është antishqiptare”.

Sipas Kryemadhit Rama promovon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa thekson se “por i vë zjarrin gjithë rajonit”.

Postimi i plotë:

SJELLJA E EDI RAMËS NDAJ KOSOVËS, ANTISHQIPTARE

Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.

Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...

Lëvizja e lirë e punëtorëve, Shehu: Integrimi në BE duhet shoqëruar me politika për ndalimin e emigrimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi sot në...

Statistika të majit në Fier: 264 vepra penale dhe 69 arrestime

Drejtoria Vendore e Policisë Fier gjatë muajit maj ka...