VIDEO/ Era rrëzon objektet nga tarraca e pallatit në Tiranë, shpëton për mrekulli një automjet

Më datë:

Pamjet e sigurisë së një biznesi kanë filmuar momentin kur era e fortë ka rrëzuar objektet nga tarraca e një pallati. Ngjarja është shënuar në zonën e Freskut në Tiranë.

Sikurse shihet në video, një automjet ka shpëtuar për mrekulli. Vetëm 1 sekondë pasi ka kaluar, në rrugë bien menjëherë objektet nga tarraca. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar.

Moti i keq dhe stuhia e erës goditi ditën e sotme Tiranën dhe disa qytete të tjera. Në kryeqytet, shpejtësia më e lartë e erës u regjistrua 64 km/h, sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë.

Në disa zona u rrëzuan pemë, por për fat të mirë nuk ka patur të lënduar. /tvklan.al

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...

Lëvizja e lirë e punëtorëve, Shehu: Integrimi në BE duhet shoqëruar me politika për ndalimin e emigrimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi sot në...

Statistika të majit në Fier: 264 vepra penale dhe 69 arrestime

Drejtoria Vendore e Policisë Fier gjatë muajit maj ka...