23.5 C
Tirana

Hartuesi i Kushtetutës: Preferoj zgjedhje, vendimi më 2014 komplikoi demokracinë në vend

Më datë:

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se vendimi i 2014-s nga Gjykata Kushtetuese për rastin VLAN ka komplikuar demokracinë në Kosovë, duke e ndërlidhur situatën e asaj kohe me aktualen kur Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatë dekretin e Thaçit për mandatim të Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Sipas tij, se kujt i takon mandatari pas rrëzimit të qeverisë, duhet bazuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës, për “Zgjedhjen e Qeverisë”. Personalisht personalisht ka thënë se preferon dërgimin e vendit në zgjedhje.

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës ka thënë se ky nen do të eksplorohet nga Gjykata Kushtetuese pasi Lëvizja Vetëvendosje kontestoi dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

“Ky është neni që do ta eksplorojë Gjykata. Neni është diskutuar shumë kur e kemi hartuar Kushtetutën. Ekspertët amerikanë donin gjithçka t’i lihej popullit. Pika 4 thotë se gara bëhet kush i fiton zgjedhjet.

Ai është pushteti dhe në qeveri, ai që s’i fiton është në opozitë, pavarësisht sa për qind ka fituesi. Tash do ta shpjegoj në mënyrë shumë profesionale. Nuk e obligon askënd.

Pika 4 nëse përbërja e qeverisë s’merr shumicën e votave, presidenti brenda 10 ditësh emëron kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë. Çka do të thotë kjo? Janë të kuptueshme.

Ky nen ka dy porosi. Tregon se në rrethin e dytë është djegë kandidatura e kandidatit të cilit i është votuar mocioni i mosbesimit, por thotë sipas procedurës së njëjtë. Do të thotë te partia fituese. Partia e parë mund të thotë po ia jap partisë së dytë apo të tretë.

Dispozita është shumë e qartë. Nuk është e heshtur. Thotë kandidatin tjetër, në këtë rast jo Albin Kurti. Nëse kanë bazë argumentet që thonë e merr i dyti e i treti më lërini të tregoj rastet e vendeve tjera. Vetëm nëse mocioni i mosbesimit e ka emrin e kandidatit për kryeministër, në atë rast e rrëzon qeverinë dhe e fut në detyrë kryeministrin e ri.

Ai s’është valid nëse s’e ka emrin e kandidatit pasues. Kjo është në disa vende”, ka thënë Bajrami në Deskun e KOHËS.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mashtronin shqiptarët me faqen e falsifikuar të postës, arrestohen dy kinezë

Dy kinezë janë vënë në pranga si pjesë e...

Integrimi evropian, prioritet për drejtësi në Shqipëri — Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për...

Sulmet ndaj nënstacioneve elektrike, Kievi akuzon Rusinë për “terrorizëm bërthamor”

Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e...

Morën peng Ilir Topçiun, tre të arrestuar në Devoll

Policia e Devollit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së...