21.5 C
Tirana

OKB duhet të marrë qëndrim kundër sulmeve të Haftarit

Më datë:

Libia i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që të marrë qëndrim kundër sulmeve raketore nga gjenerali puçist Khalifa Haftar që ndodhën në një afërsi të rrezikshme të misioneve të Turqisë dhe Italisë në Tripoli.

Sulmet e milicive të Haftarit shkelën Konventën e Vjenës, kështu që OKB duhet të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësinë e saj historike për të promovuar paqen dhe stabilitetin, thuhet në letrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Libisë, Mohamed Taha Siala, drejtuar Këshillit të Sigurimit.

Javën e kaluar, milicitë e Haftarit kryen sulme raketore ndaj Aeroportit Mitiga në Tripoli, ndërsa disa prej tyre goditën ndërtesat në afërsi të misioneve të Turqisë dhe Italisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë tha se sulmet përbënin një krim lufte, duke shtuar se sulmi ndaj misioneve turke i bën forcat e Haftarit një objektiv legjitim për Turqinë.

Gjatë këtij muaji, forcat e Haftarit kanë vrarë më shumë se 20 civilë me qindra sulme raketore në zona të ndryshme të kryeqytetit Tripoli.

Haftar, udhëheqës i forcave të armatosura të paligjshme në Libinë lindore, intensifikoi sulmet ndaj civilëve që nga fillimi i muajit maj pasi ushtria e qeverisë libiane së fundmi fitoi avantazh në territore dhe shkaktoi humbje të rënda për militantët e Haftar-it.

Qeveria ka qenë nën sulm nga forcat e Haftar-it që nga prilli i vitit 2019, me mbi 1 mijë të vrarë në dhunë. Ajo filloi operacion më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.

Pas rrëzimit të sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e Libisë u formua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...

“Mos e prek kalin”, si nisi sherri që përfundoi në vrasje në Berat

Një konflikt për një kalë përfundoi tragjikisht me vrasjen...

Thinjat, mbrojtje antitumorale

Një studim i fundit i një grupi shkencëtarësh japonezë...