19.5 C
Tirana

Mbi 1.6 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Më datë:

Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.6 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani ndaj koronavirusit kanë arritur të fitojnë betejën 1.602.539 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve sipas radhës janë SHBA (296.746), Spanja (180.470), Gjermania (147.200), Italia (109.039), Irani (88.357), Kina (78.189) dhe Turqia (98.889).

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 292.893 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.342.685.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...