Superliga, zgjidhet formacioni më të mirë i javës së 12-të

Më datë:

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 12-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në pesë ndeshjet e zhvilluara.

Sipas njoftimit të FSHF-së, formacioni është përzgjedhur në skemën 1-3-4-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. AF Elbasani përfaqësohet me tre lojtarë, Skënderbeu, Vllaznia dhe Teuta me nga dy, ndërsa Tirana dhe Vora me nga një futbollist.

Në portë është përzgjedhur Igor Aleksovski (AF Elbasani). Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Bruno Lulaj (AF Elbasani), Georgios Lagonidis (Skënderbeu) dhe Erdenis Gurishta (Vllaznia).

Mesfusha përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Dejvid Janaqi (Skënderbeu), Sherif Kallaku (Teuta) dhe Henri Zuna (Vora). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Atdhe Mazari (AF Elbasani), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Pedro Martelo (Teuta).

Ndërkohë, vlerësimi si trajneri më i mirë i javës së 12-të i është dhënë Glen Dajës, teknikut të AF Elbasanit, pas fitores 1-0 ndaj Dinamo City-t.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha ngre shqetësimin për hapësirën mediatike: 58% e kohës për qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Mesazhet nacionaliste në Bruksel, Prishtina pret reagim dhe ndjesë nga BE-ja

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, viktima dyshohet se ishte në hasmëri me Ben Qimen

I liruar nga qelia vetëm 20 ditë më parë,...

Zelensky konfirmon sulmet ndaj anijeve ruse pranë Libisë, OKB kërkon hetim

-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se shërbimi i...