Izraeli nuk lejon daljen e pacientëve nga Gaza për trajtim mjekësor

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë e Palestinës, Mai Alkaila, mos lejimin e Izraelit që qytetarët e Gazës të dalin jashtë qytetit për trajtim mjekësor e cilësoi si “vendim për vrasje”.

Alkaila, në deklaratën e saj tha se, ndalimet e Izraelit nuk i përfshijnë vetëm pacientët por edhe ata që i shoqërojnë, duke theksuar se përfshirë edhe foshnjat që përjetojnë problemet të ndryshme shëndetësore pa praninë e nënave të tyre detyrohen të shkojnë në Bregun Perëndimor.

Ajo këtë veprim izraelit e cilësoi si një krim i kryer ndaj të drejtave të pacientëve, që do të thotë “vendim për vrasjen e pacientëve”. Ministrja e Shëndetësisë u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave për të drejtat e njeriut që të marrin një qëndrim serioz ndaj çështjes.

Sipas raportit që Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut në Gaza, Izraeli mes janarit të vitit 2008 e deri në dhjetor të vitit 2018 ka penguar rreth 51.000 pacientë palestinezë që të dalin nga Gaza për t’u trajtuar.

Raporti tregon se Izraeli vetëm vitin e kaluar ka ndaluar 35 për qind të atyre që kanë tentuar të dalin jashtë Gazës për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë më parë kishte njoftuar se 56 pacientë në gjendje kritike të cilët nuk ishin lejuar të dalin nga Gaza në vitin 2018, kanë humbur jetën.

Në Gazën e rrethuar nga viti 2008, ndodhin probleme serioze në sektorin e shëndetësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...