Asambleja Kombëtare e PS-së, zbulohet kur do të zhvillohen punimet

Më datë:

 Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të mbajë punimet e Asamblesë Kombëtare. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Partisë Socialiste.

Aktualisht, nuk dihen detaje mbi diskutimet që pritet të zhvillohen gjatë punimeve të Asamblesë.

Megjithatë, Partia Socialiste në asambletë e mëparshme ka bërë ndryshime në strukturat e saj, por kësaj herë kjo lëvizje e mundshme mbetet për t’u zbuluar në mes të nëntorit.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste vjen në një kohë kur Shqipëria ka përjetuar një valë protestash nga qytetarët dhe studentët, të cilët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Po ashtu, ka patur dhe zhvillime të tjera në sferën politike të vendit. Kreut i Shtetit, Bajram Begaj, ka dekretuar edhe datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do mbahen më 9 maj, datë kjo, e cila përkon me “Ditën e Evropës”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Flakët përfshijnë pallatin në Lezhë, disa të lënduar dhe të asfiksuar

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një...

Ngjarje në një kopsht në Vlorë, pesë të mitur marrin ndihmë mjekësore

 Alarm në Kopshtin nr. 10 në Vlorë, ku disa...

Tensione në protestën e studentëve, protestuesit përzënë një person nga tubimi

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë...