Tentativë vrasjeje në Shkodër, në kërkim tre persona

Më datë:

Dy raste të rënda, njëri me dyshimin për tentativë vrasjeje dhe tjetri për kanosje me armë zjarri dhe dhunë fizike, janë zbardhur nga Policia e Shkodrës. Për ngjarjet janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shpallur në kërkim një 25-vjeçar, me inicialet Klaus Fermosi, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se më 11 tetor 2026, 25-vjeçari ka hyrë në një fushë sportive (kalçeto) në Shkodër dhe i ka drejtuar armën një 27-vjeçari, me inicialet J. U., me qëllim vrasjen e tij.

Në një tjetër rast, Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas, Florild Gjelaj, 40 vjeç, dhe Fadjol Saraçi, 37 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ata dyshohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas Policisë, më 12 tetor 2026, në një lokal në Shkodër, dy personat dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte një 38-vjeçar, me inicialet E. Ç., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I mituri mes protestuesve para Kryeministrisë, ndihet keq nga gazi lotsjellës

Një fëmijë i mitur i shoqëruar nga babai i...

Zbardhet atentati me eksploziv në Gjirokastër, dyshohet për prishje të pazareve të drogës

Tashmë është zbardhur vrasja e Beqir Devollit me tritol...

Protestuesit ndezin zjarr te dera e Ministrisë së Ekonomisë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Situata e protestës ka marrë një rrjedhë të tensionuar...

Drejtori i Rendit zbardh shifrat e protestës: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 efektivë të plagosur

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues...