Mashtrimet me call center, Antoneta Malos i shtyhet vuajtja e dënimit: Kam dy fëmijë të mitur

Më datë:

Antoneta Malo, e dënuar për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte përmes call center-ave, i është drejtuar gjykatës së Posaçme me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit.

Ajo kërkon të mos nisë menjëherë vuajtjen e dënimit me argumentin se ka dy fëmijë të mitur, një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 1 vjeç e 3 muaj, i cili ka lindur para kohe dhe, sipas dokumentacionit të paraqitur, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Kërkesa e saj është pranuar nga GJKKO.

Malo është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 10 vite burg për mashtrim kompjuterik të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe me 2 vite burg për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me një të tretën, në përfundim ajo u dënua me 6 vite e 8 muaj burgim. Vendimi është lënë në fuqi më 5 tetor 2026 nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, e dënuara dhe mbrojtësi i saj, avokati Sokol Tahiraj, kërkuan shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke iu referuar nenit 476 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas mbrojtjes, vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për dy fëmijët e mitur, veçanërisht për djalin, për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Mbrojtja kërkon gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të vendimit deri në shqyrtimin e kërkesës, duke argumentuar se ndarja e fëmijëve nga nëna në këtë periudhë mund të ketë pasoja të rënda për ta.

Rasti vjen një ditë pas lirimit të Greta Gjocit për një vit, duke rikthyer në vëmendje çështjet e personave të dënuar në dosjet e mashtrimeve përmes call center-ave dhe kërkesat për lehtësim të ekzekutimit të dënimit për arsye familjare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...

Ambasadori amerikan në SPAK, shoqërohet nga senatorë të SHBA-së

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...