“Shteti ka rënë”! Protesta e 116-të, thirrje kundër qeverisë

Më datë:

Vijon sot në kryeqytet protesta e 116-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen në Tiranë si çdo pasdite, për të vijuar më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Protesta pritet të zhvillohet me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve, përpara nisjes së marshimit.

Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik.

Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë marshimeve ka qenë “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, me organizatorët që kërkojnë pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.

Në fjalimet e ditëve të fundit janë trajtuar edhe çështje të tjera politike, përfshirë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, mënyrën e përfaqësimit në Kuvend, Reformën Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike.

Organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet. Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministrja e re anulon tenderin e hemodializës me vlerë 50 milionë euro

Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin...

Përleshje mes të miturve në Yzberisht, procedohen disa prej tyre

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar një konflikt...

Zhupa dhe Malaj përplasen në “Kultura”, debat për dhunën dhe akuzat ndaj institucioneve

Diskutimet në Komisionin parlamentar për Kulturën gjatë seancës dëgjimore...

Pagat e gjyqtarëve në fokus, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses nuk negociohen

Sot më 25 shtator, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve...