Rasti Egli Proga/ Gjykata shtyn seancën ndaj dy të pandehurve

Më datë:

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Seanca e zhvilluar sot në gjykatë zgjati rreth 60 minuta, por nuk u arrit të merrej një vendimmarrje për shkak të mungesës së avokatit të Leonidha Guçes.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet të hënën e ardhshme, ndërsa pritet që në vijim të merret edhe vendimi nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel apo do t’i kthehet Prokurorisë për plotësime të mëtejshme.

Pesë të akuzuarit janë dërguar për gjykim nga Prokuroria, pas përfundimit të hetimeve për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Egli Proga.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2024 në Pogradec, ku Egli Proga humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Çështja shkaktoi reagime të forta publike dhe familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tashmë, pas përfundimit të hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjykatë, procesi gjyqësor për pesë të akuzuarit vijon në Gjykatën e Korçës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pagat e magjistratëve/ Zbardhet ftesa e Ramës për institucionet

Publikohet ftesa e kryeministrit Edi Rama, dërguar institucioneve në...

Vrau gruan me thikë, arrest në burg për 68-vjeçarin Hysni Patushi

Arrest ne burg në mungesë eshte caktuar për Hysni...

Imuniteti i Ballukut/ Eurodeputetja Wiseler-Lim ngre shqetësime në Tiranë

Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të...

Ylber Ramadani dhe sfida me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

Ylber Ramadani paralajmëron Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes...