Rama thërret socialistët e Tiranës, në fokus zgjedhjet 2027

Më datë:

Tashmë pushimet kanë mbaruar në kampin socialist dhe përgatitjet për sezonin e ri politik kanë nisur. Mbledhjet radhazi kanë filluar që prej 23 gushtit në Pogradec e tashmë po vijojnë në Tiranë.

Pas takimit dje me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, Rama ka thirrur në takim të deleguarit politikë për Tiranën dhe deputetët e qarqeve me në fokus zbatimin në terren të dokumentit ‘Besa’ dhe ‘Pranisë Besnike’. Kjo e fundit synon një prani të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve politikë në terren ndërsa ‘Besa’ vendos në qendër dëgjimin e qytetarëve.

Sigurisht pjesë e diskutimeve është dhe përgatitja për zgjedhjet vendore 2027 si dhe organizimi i punës në kryeqytet. Kujtojmë se dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin, me argumentin se kjo e fundit kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të tij.

Nga dje, drejtuesit politikë të qarqeve janë porositur për të dalë në terren, për të komunikuar me qytetarët në zonat elektorale që përfaqësojnë dhe të drejtojnë procesin e zbatimit të dy projekteve të reja të PS.

Bashkë me strukturat e PS-së, deputetët dhe kryetarët e bashkive, ata do të hartojnë një axhendë takimesh me qytetarët për të evidentuar shqetësimet, si ato individuale, ashtu edhe problematikat e komunitetit, që lidhen me rrugët, mbetjet apo investimet. Shqetësimet e mbledhura në terren do t’u përcillen ministrive përgjegjëse, ndërsa ndjekja institucionale e tyre deri në zgjidhje do t’i ngarkohet një zëvendësministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...