VIDEO/ Rrëzohet një tjetër palmë në mes të Durrësit, shihni momentin kur për pak zë poshtë kalimtarin

Më datë:

Era e fortë ka “pushtuar” këtë mesditë qytetin e Durrësit, duke sjellë edhe problemet e para.

Siç mund të shihni në videon që gazetarja Klodjana Haxhiaj sjellë në redaksinë e “BalkanWeb”, një tjetër palmë është rrëzuar në mes të qytetit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Palma është rrëzuar në sheshin “Azem Hajdari”, ku siç mund ta shihni nga pamjet, për pak sa nuk zë poshtë një qytetar. Por, fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Momenti i rrëzimit të palmës në trotuar është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo palmë ishte mbjellë katër vite më parë, ndërsa është vijimësi e palmës së rrëzuar pak ditë më parë në të njëjtin vend, duke lënë të plagosur dy kalimtarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...